ПРИЈАВИ ЗА ДИЖС ЗАКОНИ НОВОСТИ ПРОЕКТИ ИЗВЕШТАИ ПРОГРАМА ИНСПЕКЦИСКИ АКТИ КОНТАКТ/ЛОКАЦИЈА
 
ДИЖС
Неделни извештаи за инспекциски надзори на ДИЖС
Регистар на субјекти на надзор и инспекциски извештаи
Слободен пристап до информации од јавен карактер
Што значи инспекција во животната средина и нејзино спроведување?
Околу проектот
Активности поврзани за проектот
Спроведување на законите за животна средина во ЕУ
Документи и линкови
Media Галерија
Контакти/Локација
Логирање на Basecamp
 
 
 
 
Новости и Активности
 
17.9.2020 | Informatë për gjendjen momentale të punës se Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Jetësor

Архивски бр  02-сл.

Дата 15.09.2020

 

 

Informatë për gjendjen momentale në punët e Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor

 

           Më 9 shtatorë 2020 në orët e hershme të mëngjesit janë kapluar nga zjari hapsirat që i shfytëzon Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor në ish objektin e Bankës Komercijale në Molin Dimitar Vlahov nr. 4, Shkup, në katin e parë. Përveç inspektoratit objektin në katin e parë e shfrytëzon edhe Zyra për komunikim me publikun e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe disa projekte në kuader të ministrisë. Katin e dytë e shfrytëzon Agjensioni Informues Maqedonas-AIM dhe katin e tretë dhe të katërt i shfrytëzon Sekretariati për Çështje Evropiane.

           Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor hapsirat në shfrytëzim i ka nga fundi i muajit janar të vitit 2015 kur nga ana e Qeverisë i janë ndarë për shfrytëzim Ministrisë për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor dhe një pjesë i janë lëshuar për shfrytëzim inspektoratit. Inspektorati gjithsejt shfrytëzon gjashtë hapësira dhe një hapsirë-depo. Në këto momente akoma zhvillohet mbikqyrja dhe aktiviteti hetues, nga ana e organit mbikqyrës dhe hetues nuk u lejohet qasja asnjë personi dhe institucioni që e shfrytëzojn objektin, i cili është tërësisht i çkyçur nga rryma elektrike.

           Inspektorati në tërësi i ndjek shkrimet në mediume dhe rrjetet sociale për fatkeqësin që ndodhi dhe shkrimet e tilla, komentet dhe deklaratat e disa individëve i hedh poshtë si të pavërteta dhe tendencioze. 

            Dëshirojm të theksojmë se Serverët e Postës elktronike dhe Faqja e internetit nuk janë të vendosura në hapsirat e punës, por ato janë në administrim nga ndërmarje e jashtme. Serveri është në hapsira e cila sipas informatës së shërbimeve zjarrfikëse që e shuajtën zjarrin nuk është kapluar nga zjarri.

Inspektorati i ka ndërmarë të gjitha veprimet e nevojshme ( janë informuar Qeveria dhe Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkta) dhe pritet që në kohë më të shpejtë të gjindet zgjidhje për hapsira të reja të punës. Vulat e inspektoratit janë ripërtirë tërësisht dhe të gjithë librat për punë administrative dhe zyrë poashtu. Pranimi i postës zhvillohet pa pengesa si dhe furnizimi publik për servisimin e veturave zhvillohet në mënyrë elektronike. Me të paraqitur mundësia e lejimit të hyrjes brenda hapsirave inspektorati do të del me njoftim të ri për nivelin e zjarrit dhe djegjen e zyrave, materialeve, dokumenteve, pajisjeve informatike etj. Per të gjitha materialet ekziston regjistrim i veçant me vlerë kontabiliteti. Aktivitetet e kontabilitetit inspektorati i realizon përmes ndërmarjes së jashtme dhe të gjitha dokumentet me rëndësi të veçantë për funksionim të pandërprerë të inspektoratit rruhen në mënyrë elektronike, ekziston edhe E- regjistër për historinë e çdo lënde që e udhëheqin inspektorët e ISHMJ. Për momentin inspektorët funksionojnë rregullisht në pajtim me Planin vjetorë të inspektoratit për vitin 2020 nga Këshilli i inspektoratit si dhe Planit mujor për muajin shtatorë, gjithashtu disponojnë dhe me kompjutorë portabël.

         Raporti gjashtëmujor i fundit për punën e ISHMJ i vitit 2020 është miratuar nga Keshilli i inspektoratit dhe i njëjti sikurse dhe shumë informata tjera janë publikuar ne web faqen e internetit të inspektoratit ne www.sei.gov.mk.

            Të gjitha lëndët udhëhiqen sipas dispozitave dhe afateve ligjore dhe qasja e inspektorëve ndaj çdo lënde është në pajtim me afatet dhe ligjet dhe me fundin e vitit 2019 të gjitha lëndët janë përfunduar, kurse Raporti vjetorë i inspektoratit për vitin 2019 është miratuar nga Këshilli i inspektoratit dhe është publikuar në web faqen e inspektoratit. Lëndët që janë duke u punuar ne vitin 2020 relizohen sipas dinamikës së paraparë të planit mujorë. Inspektorati as nuk udhëheqë as nuk mer pjesë ne procedurat administrative të dhënies së lejeve, mendimeve dhe të të njejtave, gjegjësishtë të gjitha Lejet i jep Ministria e mjedisit të cilat i publikon në mënyrë elektronike në web faqen e sajë dhe i disponon në formë të shtypur.

          Për të gjitha pjesmarjet në proektet ndërkombtare nga viti 2015 e deri më sot ekziston dokument i miratuar nga më shumë institucione në varshmëri nga programi dhe donatori të gjitha kanë evidencë në Sekretarijatin për çështje Europiane, Drejtorinë e të hyrave publike kontrolli dhe revizioni kryhet nga ana e Ministrisë për Mjedis, Ministrisë së Finansave, CFCD, Delegacionit të BE, Ministirsë së pushtetit lokal, Sekretariatet e BE si dhe revizione të trupave tjera të BE sipas udhëzimeve programeve dhe procedurave. Ekzistojn dhe dokumente origjinale dhe elektronike jashtë inspektoratit.

            Në rrjedhë e sipër është revizioni që realizohet nga Enti shtetëror i revizionit për mbetjet nga plastika, është realizuar takim, janë dorëzuar informatat, është përgjigjur pyetësori si dhe janë caktuar hapat e ardhshëm për veprimet e institucioneve për Revizionin e parë ndërkombëtarë të vitit 2018 për cilësinë e ajrit. 

Në fundë dëshirojmë të falenderojmë gjithë kolegëve, shokëve të sinqert dhe institucioneve që na shprehën përkrahje të plotë me çka shprehën sinqeritetin e tyre ndaj Inspektoratit për bashkëpunimin e ndërsjellë shumë vjeçarë. Falenderim i veçantë shkon për Brigadën e zjarrfikësve Shkup që me angazhim mbi njerzorë arritë me sukses ta lokalizojnë zjarrin dhe të pengojnë dëme më të mëdha.

         E lusim publikun të mos bie pre e shpekulimeve, dezinformatave të burimeve të painformuara për gjendjen në inspektorat, të gjitha informatat zyrtare nga ana e inspektoratit dhe organet tjera zyrtare do të shpërndahen në kohë përmes kanaleve komunikuese. Sikurse gjithmonë Inspektorati gjatë 24 vitet e kaluara ka qenë profesional transparent dhe i hapur për publiku me qëllim që të  jemi pjesë e vogël e mozaikut të madh dhe të japim kontribut në përmirsimin e dukshëm të mjedisit jetësor.

 

 

 

                                                                                                             DREJTORI

                          Fejzula SPAHIJA

 
 
 
НОВОСТИ И АКТИВНОСТИ
 
ИНТЕРЕН ОГЛАС БРОЈ 1/2023 За унапредување на 4 (четири) административни службеници во Државниот инспекторат за животна средина
10.4.2023

Државниот инспекторат за животна средина, врз основа на член 48 став ( ...

ИНТЕРЕН ОГЛАС БРОЈ 03/2022 За унапредување на 1 (еден) административен службеник
29.12.2022

Државниот инспекторат за животна средина, врз основа на член 48 став 4 од Законот за администрати ...

ЈАВЕН ОГЛАС БРОЈ – 673/2022
21.12.2022
ИНТЕРЕН ОГЛАС БРОЈ 2/2022 За унапредување на 1 (еден) административен службеник
15.12.2022

Државниот инспекторат за животна средина, врз основа на член 48 став 4 ...

ИНТЕРЕН ОГЛАС БРОЈ 1/2022 За унапредување на 4 (четири) административни службеници-инспектори
05.12.2022

Државниот инспекторат за животна средина, врз основа на член 48 став 4 ...

ЈАВЕН ОГЛАС БРОЈ – 581/2022 за вработување на 1 државен службеник од група I, подгрупа I во Државен инспекторат за животна средина
26.11.2022