Zbatimi i gjuhës shqipe në institucionet shtetërore ngadalë po bëhet një realitet i pranueshëm dhe normal, pa dëmtuar askënd.
Kështu, një shembull pozitiv është Inspektoriati i Mjedisit në Republikën e Maqedonisë Veriore, i cili tashmë ka implementuar plotësisht përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në të gjitha aktet dhe dokumentet.
Duke u nisur nga pllaka e emrit, e vendosur në hyrje të këtij institucioni, e deri tek dokumentet më të thjeshta, të gjitha i kemi bërë dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip.
E gjithë kjo punë u përfundua falë vullnetit dhe këmbënguljes së Drejtorit të këtij Institucioni, Z. Fejzula Spahiu.